Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes Covid 19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Se qytetarët e Kosovës duhet të marrin edhe dozën shtesë kundër koronavirusit e pohojnë edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Ahmeti dhe Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore.

Doza përforcuese e vaksinës është rekomanduar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Vendimi për aplikimin e dozës së tretë do të merret në kohën e duhur dhe në përputhje edhe në rekomandimet e organizatave kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë, parashikimet rreth situatës epidemiologjike dhe ecurisë së vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha më 23 shtator se në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA