Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka thënë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe po punojnë që konferencën e parë ndërqeveritare ta mbajnë para fundit të vitit 2021.
Von der Leyen: Shqipëria është bërë pjesë e platformës së BE për certifikatën covid. Duhet të jeni plotësisht të vaksinuar me vaksinat e miratuara nga EMA dhe ju duhet kodi QR në mënyrë që të udhëtoni.
Kemi investuar për t’u marrë me pjesën emergjente të krizës. Shqipëria ka marrë 230 euro me anën e granteve dhe financimeve në mënyrë që t’ju ndihmojmë se pasojat e pandemisë ishin të mëdha. Sytë duhet i hedhim drejt së ardhmes. Investime që do të bëjnë të mundur sigurimin e një ardhme të fortë.
Të rinjtë meritojnë një të ardhme më të gjelbërt dhe digjitale, meritojnë vende pune të mirëpaguara dhe ky është plani ynë i investimeve në BP. Në tryezë kemi vënë 9 mld euro dhe e rëndësishme se ju jeni ata që bëni propozime për projekte cilësore që ne të arrijmë të sjellim edhe më shumë se 20 mld euro të tjera për investime. Ne do propozojmë edhe një shtesë prej 600 mld euro.
Plani i investimeve ekonomike do krijojë vende pune, do sjellë rritje ekonomike në rajon, por thelbësore që partnerët të ecin për tregun e përbashkët rajonal. Ne do të qëndrojmë krah jush.
Sa më i shpejtë procesi aq më i shpejtë edhe procesi i anëtarësimit në BE dhe nuk ka pikë dyshimi. Unë jam e vendosur që kjo gjë të bëhet realitet dhe ne të kemi konferencën e parë ndërqeveritare. Po punojmë për këtë gjë dhe dua që në të fillojmë para fundit të vitit.
Top Channel