Ilaçi anti-covid i Pfizer/ Nisin testet klinike për antibiotikun

28/09/2021 12:15

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi nisjen e provave klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi që shërben për të shmangur COVID-19-ën tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19. Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr Mikael Dolsten për VOA.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit.

Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA