Gjendet “super arma” e Hitlerit: “E fshehur” në një fushë në Angli!

28/09/2021 15:41

77 vjet pas tmerrit që mbollën nazistët në Luftën e Dytë Botërore, në një fushë në kent të Anglisë arkeologët zbuluan mbetjet e njërës prej atyre që konsideroheshin si “super armët” e Adolf Hitlerit.

Ekipi nga  “Burimet për Hulumtime Arkeologjike”, po gërmonte një krater 14 metra të thellë dhe 38 metra të gjerë, kur zbuloi papritur armën në fjalë. Vëllezërit, Colin dhe Sean Welch, drejtuesit e projektit, thonë se bëhet fjalë për mbetjet e një rakete V2 të Hitlerit.

Pjesë e armës ishte mekanizmi ndezës, i cili përmbante oksigjen të lëngshëm dhe përzierje alkooli. ““Raketat hynin thellë në tokë në formë krahu, ndonjëherë me një trajektore rreth 70 gradë”, thonë ekspërtët.

Mendohet se raketa lëvizte me një shpejtësi prej 3.000 km/h. “Raketat e tyre ecnin shumë shpejt. Po t`ju godisnin, s`do të merrnit vesh asgjë”, shprehet Sean. Mijëra raketa V2 janë lëshuar nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e vetëm në Britani kanë shkaktuar më shumë se 9000 vdekje.Disa pjesë të raketës V2  janë prodhuar në Çekosllovaki dhe në një fabrikë në Austri.

Raketa e gjetur do të pastrohet dhe do të restaurohet me përpikmërinë më të madhe, në një process që pritet të zgjasë disa muaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA