Gazetari në Open: Në 8 muaj janë ekzekutuar 2 policë në Lezhë/ Vrasësi i Xhuljano Prelës në arrati

28/09/2021 22:04

Gazetari Elton Qyno ka thënë mbrëmjen e sotme në Open se në vetëm 8 muaj janë vrarë 2 policie në qarkun e Lezhës.

Sipas tij, vrasësi i efektivit të FNSH-së, Xhuljano Prelës është në arrati, ndërsa në burg është një person që nuk ka lidhje me vrasjen.

“Kacifasa ka bërë vetëvrasje. Me ekspertët e mjekoligjore, i ka në pjesën e zemrës se e ka vendosur qytën në tokë. Kemi pranuar se e ka vrarë RENEA, por me dosjen ka rezultuar se ka kryer vetëvrasje. Unë po them që policia del me një version të thatë dhe të shpejtë që thotë unë e them dhe pikë. Me rastin e sotëm, edhe ajo fotoja, mënyra se si ka hyrë plumbi kemi të bëjmë me vetëvrasje, por jam i bindur se njerëzit mund të mendojnë se e vrau RENEA. Kemi 8 muaj që në qarkun e Lezhës janë vrarë 2 policë, disa palaço që njërin e ke në Lezhë, ai që qëndron në burg, autori i Xhuljano Prelës është në arrati.  Ardi Veliu shkon aty dhe nuk mobilizon ato forcat. Ose të shkojë të arrestojë ose të jepte dorëheqjen. Në 100 ditë ultimatum janë vrarë 4-5 persona, po krijohet organizim apo çorganizim“, tha Qyno.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA