Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës. Njëri u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ndërsa tjetri po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.D., 56 vjeç, banues në fshatin Merqi, Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, në fshatin Piraj është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.B., 56 vjeç, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Thumanë- Milot është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi”, njofton policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Top Channel