Gazetarja e Top Channel ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Open se edhe fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis në vendin tonë, apo fëmijë të drejtuesve të lartë shtetërorë.
Sipas gazetares, Aldi Rama duhej të korrigjohej qëkur ishte adoleshent, por askush nuk e mori përsipër këtë gjë,. ndërsa ai sa vjen dhe u ingranua në botën e krimit.
“Janë 424 adoleshentë që konsumojnë drogëra. Janë konstatuar fëmijë gjykatësish, fëmijë drejtorësh policie duke konsumuar kanabis. Janë zona në Laprakë që konsumohet kanabis, zona e lapidarit shërbehet drogë. Vajza të reja me ekstazi dhe kokainë. Drejtësia nuk ishte aq miqësore që të arrinte ta asgjësonte dhe rehabilitonte Ramën. Aldi Rama konstatohet si hajdut në moshën 17 vjeç, vjen nga një familje me probleme. Ai nuk arriti të korrigjohej nga drejtësia. Ai ashpërsoi dozën e konfliktit me ligjin dhe u ingranua si shpërndarës droge. Këto janë një plagë që ende nuk kanë diagnozë se si të kurohen”, tha Hoxha.
Top Channel