Foto ilustruese

Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme, pasi motori që po drejtonte është përplasur më një mjet tip “Citroen”, në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15 në rrugën transballkanike. Shtetasi me iniciale N.K. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet si ka ndodhur përplasja e mjeteve, ndërkohë që në vendngjarja grupi hetimor po punon për identifikimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:15 , në Transballkanike, një mjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. T, është përplasur me një motomjet, me drejtuesi shtetasin N. K, 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel