“U gëzuan kot”/ Rinumërimi nxjerr “bllof” gratë në parlamentin e Islandës

27/09/2021 15:11

Islanda kremtoi të dielën zgjedhjen e një parlamenti ku shumicë do ishin gratë, por gëzimi ishte jetëshkurtër.

Rinumërimi i votave prodhoi një rezultat jo dhe aq historik për barazinë gjinore në ishull. Fillimisht u mendua se gratë kishin siguruar 33 vende në parlamentin 63 vendësh të Islandës, Althing, në një palë zgjedhje ku fituan partitë e qendrës.

Por vetëm disa orë më vonë, një rinumërim në Islandën perëndimore ndryshoi rezultatin sipas të cilit gratë kanë 30 vende, një numër i arritur në zgjedhjet e vitit 2016. Megjithatë, kjo është përqindja më e lartë e pjesëmarrjes së grave në parlament në Europë. Vetëm një grusht vendesh, asnjë prej tyre në kontinentin e vjetër. kanë shumicën e ligjvënëseve gra dhe e këtu, e para vjen Ruanda me 61 për qind e pasuar nga Kuba, Nikaragua dhe Meksika.

Në mbarë botën, sipas Unionit Ndërparlamentar, pak më shumë se një e katërta e ligjvënësve janë femra. Islanda ishte vendi i parë që zgjodhi një grua në postin e presidentes në vitin 1980, dhe që nga viti 2018 ka një ligj për paga të barabarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA