Talebanët paralajmërojnë berberët: Mos prisnit mjekrat se do e pësoni keq!

27/09/2021 14:51

Talebanët hedhin hapin e radhës që dëshmon gjithmonë e më shumë sundimin e tyre me dorë të hekurt në Afganistan, e përligj frikën e njerëzve që deshën t’i largohen këtij regjimi.

Berberët në Provincën e Helmandit janë urdhëruar mos i rruajnë kokat meshkujve e të mos i presin mjekrat pasi diçka e tillë sipas talebanëve, është kundër interpretimit të tyre të ligjit islamik të Sheriatit. Cdo person që shkel këtë vendim do të ndëshkohet, deklaroi policia fetare. Urdhra të ngjashëm kanë marrë edhe disa berberë në Kabul.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet”, theksohet në njoftimin që ka parë gjigandi mediatik anglez, BBC. Këto udhëzime tregojnë qartazi një kthim të rregullave të ashpra të kohës kur talebanët ishin në pushtet, pavarësisht premtimeve të tyre për qeverisje më të butë. Që prej muajit të kaluar, ata kanë kryer ndëshkime të ashpra edhe kundër kundërshtarëve.

Këtë fundjavë, të shtunën, luftëtarët e grupit qëlluan për vdekje katër persona të dyshuar për vjedhje dhe trupat e tyre i varën ne rrugët e provincës së Heratit. Gjatë kohës sa talebanët sundonin vendin nga viti 1996 deri më 2001, islamistët e linjës së ashpër i kishin ndaluar stilet e flokëve të burrat dhe këmbëngulnin që ata të rrisnin mjekrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA