Rama: Universiteti Teknik i Stambollit, i pari i huaj në Shqipëri
27/09/2021 17:44
Universiteti Teknik i Stambollit do të jetë universiteti i parë i huaj në Shqipëri.
Këtë e konfirmoi kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët e Prishtinës.
Sipas tij, nga kjo do të përfitojnë edhe studentët e Kosovës, të marrin një diplomë të vlefshme në të gjithë botën.
“Universiteti i parë i huaj që do të jetë në Shqipëri më vete dhe s’do të ketë kuota për të kufizuar studentët e Kosovës është Universiteti Teknik i Stambollit, po rregullojmë dokumentet e nevojshme. Hapja bën të mundur që pa lëvizur nga shtëpia të mund të bëni studime të merrni një diplomë të vlefshme në të gjithë botën dhe shpenzimet do të jenë më të pakta”, tha Rama.
Top Channel