Rama ndërpret fjalën nga tështima në sallë: Ambasador, tështi ndonjëherë kur them fjalë të mira për qeverinë time

27/09/2021 18:00

Kryeministri Edi Rama tha se po punohet që studentëve nga Kosova t’u jepet më shumë hapësira në Shqipëri, megjithatë shtoi se nuk ka ende asgjë konkrete.

Rama po fliste për një “absurd në legjislacionin shqiptar” për lejet e punës, kur  tështiu njëri nga ambasadorët.

“Po kështu për lejet e punës, kishte një absurd në legjislacionin tonë…shëndet Zoti Ambasador! Po ti tështin vetëm kur them fjalë të këqija, tështi njëherë kur them fjalë të mira për qeverinë time”, tha Rama, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.

Rama tha se një mundësi shumë e mirë për studentët e Kosovës do të jetë edhe hapja e Universitet Teknik të Stambollit në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA