Pse e pushoi Cakajn dhe Shahinin? Rama: Këtë vit do bëhem vetë kosovar

27/09/2021 18:04

Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me faktin se në qeverinë e kaluar kishte 2 ministra kosovarë (Gent Cakajn dhe Besa Shahinin) ndërsa këtë vit asnjë.

“Çfarë shkoi keq”, u pyet Rama nga studentë.

Rama  tha  me shaka se këtë vit ka vendosur që të bëhet kosovar vetë.

“Mandatin e tretë do të bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshura se po e vendosa një gjë unë e bëj. Po s’do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota të mos ketë merak njeri as nuk do vij të votoj”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA