Princesha japoneze thyen traditën duke refuzuar $1.3 milionë për t’u martuar me të fejuarin jo-fisnik (fotot)

27/09/2021 15:48

Mbesa e perandorit të Japonisë raportohet se po refuzon pagesën tradicionale të martesës prej $1.3 milionë dhe do të njoftojë datën e martesës muajin që vjen, me një ish-shokun e klasës.

Princesha japoneze 29 vjecare Mako, mbesë e perandorit Naruhito, është fejuar me ish-shokun e saj të klasës student legjislature në SHBA, dhe në tetor do të konfirmojë datën e martesës me profil të ulët.

Ajo do të heqë dorë nga titulli i saj për t’u martuar me 29 vjeçarin jo-fisnik Kei Komuro, me të cilin u njoh kur të dy ishin studentë në universitetin Ndërkombëtar Kristian në Tokio.

Ligji perandorak i Japonisë parashikon që princesha të largohet nga familja mbretërore nëse martohet me një “të zakonshëm”, por i jepen ¥150 milionë ($1.3 milionë) “për të ruajtur dinjitetin e një personi që ka qenë më parë anëtar i familjes mbretërore”.

Por në një thyerje të paprecedentë të traditës, Princesha Mako do të refuzojë edhe këtë pagesë, duke i hapur rrugë martesës së saj që është shtyrë prej vitesh për arsye të disa konflikteve financiare në lidhje me të fejuarin.

Qeveria pritet të bjerë dakord që princesha të refuzojë pagesën e vetme prej kritikave ndaj të fejuarit të saj.

Komuro i ka propozuar princeshës në një darke në dhjetor 2013, dhe çifti mbajtën të fshehtë marrëdhënien e tyre gjatë kohës që  Mako studionte në Universitetin e Leicester në Britani.

Por raportimet sugjeronin se nëna e Komuro ishte përfshirë në një debat financiar me familjen e të shoqit dhe martesa e dyshes u shty.

Nëna e Komuro kishte marrë hua 4 milionë jen (€30 000) nga një ish-i dashur dhe nuk i kishte kthyer.

Por në nëntor 2020, Princesha Mako tregonte sesi çifti ishin të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin.

“Për ne martesa është zgjedhja e nevojshme për të jetuar  me nder. Ne mbështetemi te njëri-tjetri në kohë të lumtura e të palumtura”.

Tashmë princesha Mako dhe zoti Komoru besohet se do të kryejnë martesën e profilit të ulët në fund të 2021.

Sipas raportimeve në mediat vendase çifti nuk do të kryejë dy ceremonitë tradicionale martesore Shinto: ceremoninë Nosai-no-Gi dhe Choken-no-Gi, ku nusja falenderon dhe i thotë lamtumirë Perandorit Naruhito dhe perandoreshës Masako.

Pas martesës Mako do të vendoset në SHBA ku Komoru pret rezultatet e provimeve të legjislaturës dhe do të nisë punë në New York.

Tezja e princeshës Mako, Princesha Sayako, ka qenë mbretërorja e fundit që humbi statusin e saj kur u martua me një zyrtar jo-fisnik nga Tokio në 2005.

FOTO GALERI
1/5
Princesha japoneze 29 vjecare Mako, mbesë e perandorit Naruhito, është fejuar me ish-shokun e saj të klasës student legjislature në SHBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA