Panik në ajër: Bombarduesi amerikan në hapësirën ruse, përballë tre Sukhoi-35S!

27/09/2021 14:54

Tensione të reja në ajër u raportuan pranë hapësirës ajrore të Rusisë në oqeanin Paqësor, ku tre avionë luftarakë rusë Sukhoi-35S u dërguan me urgjencë mes panikut që ngjalli afrimi i një avioni bombardues amerikan B-52H.

Agjensia e lajmeve Tass njoftoi se nuk ka pasur shkelje të hapësirës ajrore ruse dhe se tre avionët Sukhoi nxituan ta shoqëronin bombarduesin strategjik B-52H larg zonës. Mes avionëve nuk pati ndonjë afrim të rrezikshëm. Por episodi mjaftoi për të ngjallur shqetësim.

Ky është vetëm më i fundit i një serie incidentesh të shënuara këto vitet e fundit mes avionëve luftarakë amerikanë e rusë, apo edhe atyre të NATO-s. në muajin mars, aleanca i dërgoi 10 herë avionët e saj për të gjurmuar e mbajtur nën fre një vershim të pazakontë të avionëve ushtarakë rusë, që fluturuan rrezikshëm mbi Detin e Veriut, Detin e Zi dhe atë Balltik.

Gushtin e 2020, dy avione rusë iu afruan më shumë se c`duhet një bombarduesit amerikan B-52 mbi Detin e Zi, duke shkaktuar turbulenca që i kufizuan atij mundësinë e manovrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA