Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në vijim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datat 27-30 shtator do të kryhen punime në NST Valias.
Si pasojë do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës.
“Në vijim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datat 27-30 shtator do të kryhen punime në NST Valias.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
27 shtator/ 09:00-13:00
Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi
28 shtator/09:00-13:00
Qerekë, Tapizë
29 shtator/10:00-14:00
Pjesërisht: Laknas, Bërxullë, Domje, Bathore, Qerekë, Tapizë, Bregu i Lumit, Privat Alumin, Everest, Frutikultura, Çekrezë, Kasallë, Parafabrikatet Kamez, Valias
30 shtator/ 09:00- 14:00
Gjokaj, Kodër Bërxullë, Prezë Rruga (Voré-Rinas)”, njofton OSHEE.
Top Channel