Pas plotësimit të vendeve në komisione me anëtarët e LSI edhe këtë të hënë ishte e pamundur mbledhja e komisioneve parlamentare për të diskutuar projektligjet.
Disa prej deputetëve të opozitës u panë të hynë në kryesinë e kuvendit, por respektuan vendimin e grupit, për mos të marrë pjesë në mbledhjet online.
Sipas tyre mbajtja e mbledhjeve online synon t’i shmanget përballjes me opozite duke mohuar transparencën për qytetarët.
Top Channel mësoi se sekretari komisionit të ekonomisë ka nisur një njoftim për mbajtje mbledhje online të mërkurën.
Dy prej anëtarëve demokrat që janë përgjigjur Dashamir Shehi dhe Bujar Leskaj kanë thënë se nuk marrin pjesë në mbledhje online.
Sakaq në mungesë të kolegëve demokrat, Komisioni Parlamentar i Ligjeve zhvilloi një mbledhje vetëm me prezencën e deputetëve socialist por nuk diskutuan asnjë ligj.
Në konferencën e shkuar të kryetarëve me forcën e kartonit PS vendosi që komisionet të zhvillohen online dhe vetëm ato të rëndësishme me prezencë në një sallë që plotëson kushtet e distancimit fizit.
Ky vendim është kundërshtuar nga PD dhe ka futur në kolaps punën e komisioneve parlamentare.
Në kushtet kur është kërkuar prej Taulant Ballës kreut të grupit parlamentar socialist vaksinimit i të gjithë deputetëve, socialistëve do ti duhet rishikimi këtij vendim.
Top Channel