I akuzuar për korrupsion/ Gjykata dënon ish-kreun e Kadastrës Berat, Ervin Nelaj, burg dhe për bashkëpunëtoren e tij

27/09/2021 15:58

Gjykata ka lënë në burg ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, i cili akuzohet për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

Ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit e 8 muaj heqje lirie.

Kështu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Po ashtu, gjykata ka dënuar me burg shtetasen me iniciale Xh.T., për korrupsion pasiv gjatë kohës që punonte në Kadastrën e Beratit. Asaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Nelaj dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA