Gazetari Dhimitër Gjoka nderohet me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”
27/09/2021 15:46
Gazetari, regjisori dhe moderatori i njohur Dhimitër Gjoka është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta.
Për vite me radhë, Dhimitër Gjoka ka qenë spiker i lajmeve në ekranin e Top Channel. Gazetari konsiderohet si një personalitet dhe figurë shumë e dashur e ekraneve tona prej dekadash.
Gjoka ka një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, ka kontribuar në fushën e medias, është autor i dhjetëra skenare filmash, programesh dhe dokumentarësh, është referim për brezat e rinj, që synojnë suksesin në fushën e televizionit.
Presidenti Ilir Meta thotë se është i lumtur që i propozuan vlerësimin për të nderuar Dhimitër Gjokën me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”.
Top Channel