
24/02 23:02
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar një foto teksa shihet që lexon një gazetë.
Vëmendjen në postimin e tij e mori fakti se Presidenti shfaqet me një mace të mbesës së tij Aybike në mediat sociale.
Macja qëndron e ulur në prehrin e Erdoganit ndërsa ai lexonte gazetën.
“Ai është shumë kurioz për çështjet aktuale”, me këtë mbishkrim e shoqëron foton Presidenti Erdogan.
Top Channel