5 persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.
38-vjeçari me iniciale E.V. u arrestua në Krujë, pasi gjykata e ka dënuar me burg për “Dhunë në familje”.
41-vjeçari me iniciale A.H. dhe 40-vjeçari me iniciale B.H. dyshohet se kanë dhunuar 30-vjeçarin me iniciale J.P., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Ata do të hetohen për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Ndërsa policia rrugore ka arrestuar:
A. K., 29 vjeç, banues në Mamurras, Laç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka goditur një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.
I. S., 20 vjeç, pasi më datë 25.09.2021, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen L. F., 78 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel