Të paktën tre persona humbën jetën e disa të tjerë u plagosën kur një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat në shtetin amerikan të Montanës.

Në momentin e aksidentit, 146 pasagjerë e 16 punonjës ishin në bordin e trenit që u anua krejt papritur. Autoritetet ende nuk e kanë sqaruar saktësisht numrin e të lënduarve dhe sa janë personat në gjendje të rëndë.

 “Isha me fat sepse në atë moment, arrita të kapem fort pas tryezës së kafesë. Nuk e lëshova edhe kur treni u anua 45 gradë. Nuk e di çdo të kishte ndodhur po të mos isha mbajtur me aq fuqi”, tha pasagjeri Wayne Freed.

 “Isha ne shtrat, por fati im që thjesht u rrëzova. Dëgjova një zhurmë të tmerrshme e pastaj gjithçka u përmbys”, tha pasagjeri Andrew Sivula.

Treni, që ishte nisur nga Çikago për në Sietëll kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga shinat. Shkaku u aksidentit nuk është zbardhur ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA