Sulm kamikaz në Somali, raportohet për 7 të vdekur

26/09/2021 01:21

Të paktën shtatë persona, përfshirë ushtarë dhe civilë, u vranë në kryeqytetin e Somalisë sot pas një shpërthimi vetëvrasës me makinë që shënjestroi një pikë kontrolli të sigurisë pranë pallatit presidencial.

“Ajo që dimë deri më tani është se të paktën shtatë persona, mes tyre ushtarë, u vranë, dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën në shpërthimin e sotëm të një makine bombë në Mogadishu”, tha oficeri i policisë..

Paramedikët dhe forcat e sigurisë shkuan në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitale për trajtim, tha ai, duke shtuar se shpërthimi gjithashtu shkatërroi disa automjete dhe tronditi shtëpitë në afërsi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA