Skoci/ Mijëra qytetarë kërkojnë referendum të ri për pavarësi

26/09/2021 14:37

Mijëra skocezë marshuan  në kryeqytetin Edinburgh, duke kërkuar pavarësinë nga Britania.

Protestuesit që marshuan nëpër rrugë drejt Parlamentit të Skocisë mbanin flamuj dhe luanin daulle dhe gajde.

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon njoftoi kohët e fundit se vendi do të mbajë një referendum për pavarësi nga Britania deri në fund të vitit 2023.

Parlamenti skocez ka një shumicë që kërkon referendum të dytë të pavarësisë, por referendumi i ri i nënshtrohet miratimit nga qeveria qendrore britanike.

Kryeministri britanik Boris Johnson kundërshton idenë e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, duke thënë vazhdimisht se skocezët vendosën në një referendum në vitin 2014.

Sturgeon, megjithatë, pohon se rrethanat kanë ndryshuar me Brexit-in, si dhe se Skocia u tërhoq nga Bashkimi Evropian kundër vullnetit të saj, sepse 62 për qind e popullsisë në vitin 2016 votuan për të qëndruar në bllok.

Referendumi i parë për pavarësinë e Skocisë u mbajt në vitin 2014, kur skocezët refuzuan të shkëputen nga pjesa tjetër e Britanisë, pasi pak më shumë se 2 milionë njerëz (55,3 për qind) votuan për të qëndruar në mbretëri, dhe 1,62 milion (44,7 për qind) ishin për pavarësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA