
Lezbike, e martuar me emigrante e me dy fëmijë/ Kush është liderja e AfD-së, Alice Weidel?
25/02 14:29
Ka shkuar mbi 687 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 739 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 687 mijë e 106.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,85 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,67 milionë raste të konfirmuara dhe 68.551 të vdekur.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Top Channel