Një person është plagosur me armë zjarri në Theth të Shkodrës.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave nga qendra shëndetësore e Thethit i plagosuri quhet Gëzim Ndrezaj 47 vjeç.
Policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rastin dhe kapur autorin.
Theth, Shkodër/Informacion paraprak.
Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel