Përplasi 56-vjeçarin me makinë, arrestohet i riu në Përmet/ Vihet në pranga edhe 28-vjeçari i shpallur në kërkim

26/09/2021 09:44

Një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet P.V., është arrestuar nga policia në Përmet sepse aksidentoi me automjet një kalimtar.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Përmetit, ku shoferi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Përmet, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet në ngarkim të shtetasit P. V. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, është arrestuar edhe një 28-vjecar i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekje”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet bënë të mundur kapjen e shtetasit J. M., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2, Tiranë për veprën penale “Përndjekje”.

Shtetasi J. M., iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 2, Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel