Nuk i shpëtoi dot policisë/ I vuri dy herë flakën shkurreve në fshatin Memaliaj, arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim

26/09/2021 09:30

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autori i dy rasteve të zjarrvënies në Memaliaj.

Shtetasi F. Ç. ishte shpallur në kërkim pasi  dyshohet se është autor i zjarrëvënies në fshatin Memaliaj, në datën 24.09.2021, ku janë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me shkurre, si dhe një sipërfaqe toke me vreshta.

Nga hetimet e kryera rezulton se është autor edhe i një rasti tjetër të zjarrvënies në datën 12.08.2021 në fshatin Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.

Top Channel