Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 326 raste të tjera me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 189.887.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.594, me 17 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 222 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 170.956.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.337.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.277.428 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.425 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Top Channel