Një konflikt mes 3 personash në lagjen Nr.18 në Durrës ka sjellë përdorimin e mjeteve të forta.
Njëri prej tyre është plagosur ndërsa 2 të tjerët janë shoqëruar në polici.
B.H., dhe A.H. kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit tw tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit nje shtetas, shoqërohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në lagjen Nr.18 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme, autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel