Në të njëjtën ditë, 4 nga 6 bashkitë e qarkut të Korçës organizuan festa që vendosin në qendër traditën.
Kolonja organizoi festë për ditën e trashëgimisë kulturore, Pogradeci Festë për Mokrrën, në Prespën e Vogël një tjetër festë e Korça me Festën e Rakisë në Boboshticë. Në kushte të tjera kjo do të dukej një përpjekje e drejtë e secilës prej tyre për të promovuar zonën, për të tërhequr turistë dhe gjeneruar të ardhura.
Ndërsa në vazhdën e pandemisë, krizës ekonomike, rritjes së çmimeve dhe kur shumica e familjeve shqiptare mendojnë sesi me paratë që kanë tja dalin të ushqehen deri në fund të muajit ky është realiteti që u ofrohet.
Shumë prej tyre mezi mbulojnë shpenzimet, të tjerë jetojnë me 30 apo 50 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, pensionistët shpesh ankohen se duhet të zgjedhin nëse do të pinë ilaçet apo nëse do të ushqehen mjaftueshëm, qindra mijëra mbajnë sytë nga emigrimi ndërsa bashkitë i mbulojnë me festa.
Pritshmëri të në këtë kohë janë që institucionet të shtrydhin mendjen e të gjejnë mekanizma për punësimin, përmirësimin e ekonomisë ndërsa nëse turizmi shihet si motori ekonomik dhe festat si e vetmja mundësi përsëri ka një handikap. Sezoni turistik ka mbaruar, turistët e huaj që mund t’i bënin jehonë traditës shqiptare kanë ikur tani dhe bashkitë të paktën mund të koordinohen dhe të krijojnë paketa të vlefshme për turizmin.
Shqiptarët thonë shpesh se pinë për të harruar hallet, ndaj nga Festa e Rakisë së Manit Gëzuar.
Top Channel