Në Lezhë, kjo tendencë është vënë re prej vitesh e ndërsa interesi i të rinjve që mbarojnë klasën e 9-të sa vjen e shtohet.
Sipas drejtorit të shkollës profesionale Bardh Dedgjonaj, interesi ka qenë i lartë në këtë vit të ri akademik, ku deri më tani janë hapur 7 klasa të 10-a.
Gjithashtu ai shprehet se interesi më i lartë mbetet tek degët e turizmit apo biznesit.
Në këtë vit të ri akademik, mësimi do të vijojë normalisht me orë të plota 45 minutëshe, duke respektuar masat anti Covid. Nga ana tjetër, nxënësit shprehen se degët e ofruara në këtë shkollë shërbejnë si urë lidhëse më pas për tregun e punës.
Shkolla e ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë ka potencialin që të sigurojë një terren mësimor për shumë studentë nga rajoni dhe njëkohësisht të furnizojë vendet e afërta turistike me forcë pune të aftësuar.
Top Channel