Një 59-vjeçar nga fshati Sterbeg i Kavajës humbi jetën në luftë me zjarrin që po përparonte në ullishten e tij. Së bashku me bashkëfshatarë të tjerë, Ruç Peza ka nxituar pasdrekën e së dielës që të shuajë zjarrin që kishte rënë në tokën e tij dhe tokat përreth. Një nga bashkëfshatarët tregon ngjarjen dhe si e gjeti pa puls 59-vjeçarin Peza.

Sipas policisë, zjarri ra rreth orës 14:50, në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg të Kryevidhit. Duke tentuar të shuajë zjarrin në tokën e tij dhe të shpëtojë ullinjtë, Peza është djegur në gjymtyrët e poshtme dhe është asfiksuar nga tymi. Për pasojë dhe ka humbur jetën.

Në pritje të trupit të tij që ndodhet ende në morgun e spitalit të Durrësit, të afërm dhe bashkëfshatarë po bëhen gati për ceremoninë mortore. Mbrëmjen e sotme, viktima do të nisej për në Itali së bashku me njërin nga djemtë e tij, pasi atje jeton bashkë me familjen. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit që u fik vetëm nga zjarrfikëset

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA