Festivali 3 ditor në Shëngjin, performanca e DJ të njohur botëror mbledhin mijëra të rinj tek Rana e Hedhun

26/09/2021 09:55

Nga data 23 deri më 26 shtator, Epizod Festival mblodhi mijëra të rinj nga vende të ndryshme të botës duke i sjellë pikërisht në vendin ekzotik, Rana e Hedhun.

Gjatë këtyre ditëve kanë performuar rreth 50 DJ të njohur botëror, duke sjellë një tjetër atmosferë në zonë. Një nga organizatorët e festivalit tregoi më shumë rreth atmosferës dhe qëllimit të këtij aktiviteti.

Gjithshtu nuk kanë munguar dhe pjesëmarrës të shumtë nga vende të ndryshme të Europës. Policia e Lezhës, gjatë këtyre ditëve ka patur në qendër të vëmendjes këtë festival dhe ka shtuar kontrollet në hyrje të tij.

Aktivitete të këtij lloji i kanë dhënë një tjetër pamje zhvillimit turistik të Shëngjinit.

Top Channel