Erdogan sfidon SHBA-në: Do blejmë të tjera raketa ruse!

26/09/2021 16:50

Vetëm dy ditë pasi paralajmëroi përplasje me SHBA-në, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan la të kuptohet se po e shqyrton mundësinë e blerjes së sistemeve të tjera anti-raketore ruse, një lëvizje kjo që qartazi kërcënon të tensionojë akoma edhe më shumë raportet me Uashingtonin.

Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400. Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35.

Turqia insiston se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s. Erdogan i tha kanalit amerikan CBS, se Turqisë nuk i është dhënë asnjë opsion që të blejë raketat amerikane Patriot.

Ai u ankua gjithashtu se Uashingtoni nuk ka dërguar në Turqi avionë F-35, pavarësisht se Ankaraja e kishte bërë pagesën prej 1.4 miliardë dollarësh. Erdogan pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin në 29 shtator, duke dëshmuar kështu edhe një herë se aleanca e tyre po i reziston kohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA