22/12 22:51
Koronavirusi i ri paraqet ende një rrezik të konsiderueshëm për Britaninë e Madhe gjatë muajve në vazhdim, paralajmëroi sot zëvendësshefi i Shëndetit Publik të Anglisë, Prof. Jonathan Van-Tam.
Duke folur për “The Guardian”, Van-Tam shpjegoi se përse njerëzit nuk duhet ta konsiderojnë pandeminë si të përfunduar, pavarësisht suksesit të përhapjes së vaksinës.
“Ne jemi ende në periudhën e pandemisë dhe mendoj se periudha e rrezikut të konsiderueshëm do të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë”, tha Van-Tam.
Profesori shtoi, gjithashtu, se periudha e pandemisë ishte “shumë sfiduese” për të dhe kolegët e tij, duke e përshkruar atë si “diçka për të cilën s’ishte përgatitur njeri”.
Top Channel