Dalin rezultatet paraprake të sondazheve në Gjermani/ A do të ndryshojë pushteti?

26/09/2021 21:24

Sondazhet e para pas mbylljes së procesit të votimit në Gjermani, shpallin fituese të zgjedhjeve partinë socialdemokrate, duke dhënë shenja të ndryshimit të pushtetit. Deri më tani, Partia Socialdemokrate ka marrë kryesimin me 25.5 % të votave, ndërsa partia e Angela Merkelit CDU/CSU me 24.5%.

Sa i përket shpërndarjes së vendeve në Bundestag, deri më tani situata paraqitet e tillë: CDU/CSU 197 vende dhe SPD me 202 vende.

Sipas mediave të huaja me këtë rezultat paraprak rritet pesha e të Gjelbërve dhe liberalëve, të cilët janë në rrugën e duhur për të regjistruar rezultatin e tyre më të mirë ndonjëherë me rreth 14% të votave, ndërsa alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit po shkojnë në rreth 11%, ndërsa Partia Socialiste e Majtë në 5%.

Të dy partitë që kryesojnë rezultatin kanë thënë se duan të formojnë qeverinë e ardhshme, teksa kandidati i CDU/CSU, Armin Laschet (Armin Lashçet) ka pranuar më herët rezultatin e dobët.

Në anën tjetër, kandidati i SPD-së, Olaf Scholz (Olaf Sholls) ka shprehur bindjen tek fitorja duke deklaruar se qytetarët gjermanë kërkojnë që ai të zgjidhjet kancelar i ardhshëm.

Ndaj partisë së Angela Merkelit kanë ardhur edhe kritikat e para. Një profesor i njohur i shkencave politike në Gjermani, është shprehur se rezultati paraprak është katastrof për Armin Laschet (Armin Lashçet), pasi sipas tij, në zgjedhjet e kaluara, nga exitpollet e para, partia e kryesuar nga Merkel ka kryesuar gjithmonë me 40% të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA