Migrena është një gjendje neurologjike, më së shpeshti e trashëguar gjenetikisht pa një shkak të veçantë, por disa faktorë të jashtëm mund të nxisin zhvillimin e saj dhe të rezultojnë në dhimbjen që vuani.
Nëse ndiheni mirë gjatë javës dhe përjetoni migrenë gjatë fundjavës, mund të jetë një dhimbje koke stresi, shkruan MindBodyGreen.
Mjeku i familjes dhe ekspertja e dhimbjeve të kokës Susan Hutchinson i përshkruan dhimbjet e kokës nga stresi si migrenë që ndodhin si reagim ndaj ndryshimit të rutinës.
“Ajo që dimë për pacientët që kanë migrenë është se ata pëlqejnë rutinën, por nuk është gjithmonë e pranishme”, thekson Hutchinson, e cila vetë vuan nga migrena.
Një pandemi, ndryshime në rutinën e përditshme, gjumë i shqetësuar dhe probleme të ngjashme janë shkaktarët e dhimbjeve të kokës nga migrena në shumë prej pacientëve të saj. Vështirësitë financiare, puna nga shtëpia me shpërqendrime të vazhdueshme dhe pasiguri të përgjithshme janë arsye për stres, dhe që mund të inkurajojnë migrenën.
“Do të ishte ideale nëse njerëzit me migrenë shkonin në shtrat në të njëjtën kohë, ngriheshin në të njëjtën kohë dhe hanin ushqim të shëndetshëm. Çdo çrregullim në rutinë mund të jetë një shkas”, paralajmëron Hutchinson.
Si të shmangni një dhimbje koke të stresit?
Edhe pse nuk ka një kurë zyrtare për migrenën, ka teknika që mund ta parandalojnë atë. Në veçanti, për të parandaluar migrenën e stresit, krijoni një rutinë të përditshme dhe përmbajuni asaj.
Pini më shumë ujë, hani shëndetshëm dhe shmangni stresin. Në mesditë, pushoni sytë dhe trurin nga kompjuteri. Sa herë që mundeni, bëni një shëtitje të shkurtër dhe merrni kohë për t’u çlodhur. Pini një filxhan çaj qetësues ose sigurohuni që të ndiqni rutinën tuaj rregullisht.
Të shkosh në shtrat në kohë nuk është e rëndësishme vetëm për fëmijët. Gjumi është thelbësor për shëndetin e trurit dhe menaxhimin e dhimbjeve të kokës, kështu që nëse shkoni në shtrat në kohë çdo natë në planin afatgjatë, mund të parandaloni dhimbjet e kokës në planin afatgjatë.
Top Channel