300 euro për person/ Arrestohet 59-vjeçari, u kap me emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta

26/09/2021 09:37

Një 59-vjeçar është kapur në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

59-vjeçari i identifikuar me inicialet N.V., banues në Durrës, është arrestuar. Gjatë kontrollin në automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte emigrantët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një aparat celular dhe 500 euro.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel