Sulmet në veri, Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar, do të militarizoj situatën duke sjellë helikopterë në kufi

25/09/2021 16:38

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur rreth situatës së tensionuar në Veri të Kosovës.

Në lidhje me djegien e Qendrës së Regjistrimit të automjete në Zubim Potok, Kurti thotë se nuk ka qen një zjarr aksidental, duke shtuar se mbi ndërtesën e Qendrës së Automjeteve në Zvecan janë hedhur dy bomba dore, edhe ato qëllimisht.

Sipas Kurtit, kjo ngjarje vjen pas deklaratave nxitëse në Beograd dhe Serbia do të militarizoj situatën duke sjell edhe helikopter në kufi.

Kryeministri i Kosovës thotë se Serbia po provokon një konflikt serioz ndërkombëtar që rrezikon të marrë masa rajonale.

Kurti: Djegia e qendrës për regjistrimin e automjeteve ne Zubim Potok nuk ka qene zjarr aksidental por e qëllimshme, edhe ne ate ne Zvecan janë hedhur dy bomba dore.

Ato vin pas deklaratave nxitëse ne Beograd, Serbia qartazi do ta militarizoj dhe eskaloj situatën, ata po sjellin helikopter ne kufi. Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtare qe rrezikon te marre përmasa rajonale. Fteses se Brukselit sic e dini i jemi përgjigjur pozitivisht, Presidenti Serb ka refuzuar. Veprimet e sotme kriminale me elemente terroriste janë sepse kontrabanda ka qene e vetmja forte e mbijetesës per ta, vendimi per targat nuk i drejtohet qytetareve serbe te Kosoves dhe ata e kane te drejtën e pajisjes me targa te përhershme te Kosoves. Për me keq shteti serb nuk ka zbatuar asnjëherë as marrëveshjet e veta ne kuadër te dialogut per lëvizje te lire. I ftojmë qytetaret ne veri qe te mos respektohen nga veprimet kriminale dhe mos te frikësohen nga ata qe përfitojnë materialisht fal tensioneve.

Paramendojeni cka do te ngjante ne këto pika sikur te mos ishte policia jon speciale, dy sulmet e sotme njeri zjarrevenie e qëllimshme tjetri pa pasoja, tregojnë qe kjo eshte synuar ne pikat 1 dhe 31. E mbani mend shkurtin e vitit 2008 u patën djegur ndërtesat ne Jarinje dhe Bernjak, e tash per reciprocitet kane bllokuar rrugën jo vetëm me kamion por edhe buldozer, qe kishin per qellim ta sulmonin kufirin pra sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare njësite speciale te policisë aty.

Aty ku ka polici te Kosovës nuk ka incidente, aty ku nuk ka pas ka rrezik per incidente e kjo edhe ndodh edhe me keq se incident nje akt kriminal me elemente terroriste. 6 dite zbatim te masës e te vendimit te qeverise asnjë incident ne pika kufitare sepse ka pasur policisë, e ku janë ata ka siguri, ka leje qarkullimi dhe ka garancion te qarkullimit te lire. 10 mijera qytetare kane ardhur nga territori i Serbisë ne Kosove dhe mbi 10 mije targa te perkoheshme janë dhene. Duket qe këtu e kane hallin zjarrvënësit nga Beogradi. Ata donin qe mos te kenë ku te pajisen qytetaret serb me targa te Kosoves. Te dashur qytetare kurrë ska qene me i larte morali i Policeve te Kosoves , profesionalizmi i tyre i falënderohem atyre per punën dhe angazhimin. Mbare populli duhet ta mbështesim policinë e Kosovës, askush sikur ata ne veçanti ata qe ndodhen ne veri. Andaj ju ftoj te gjithve le ti përkrahim e duan ata qe kaq shume po e duan Kosoven tone te dashur, tu jemi mirënjohës.

Top Channel