Sulmet në veri, Kurti kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Sveçla: Serbia do destabilitet

25/09/2021 16:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla pasditen e sotme kanë mbajtur një konferencë për mediat lidhur me sulmet në veri të Kosovës.

Kurti njoftoi se ka ftuar sonte një mbledhje të këshillit të sigurisë së Kosovës.

“Njësitë speciale e kane arsyen pse janë aty, është mbrojta e pikave kufitare dhe policeve kufitar, gjithashtu është edhe rreziku evident si per policet kufitar edhe per pikat, janë kamionët bullduzeret dhe ata protestues një pjese e te cilëve detyrohen ti largojnë sepse dehen ne orët e mbrëmjen pra duhet te pushoj rreziku dhe arsyeja per ti mbrojtur pikat ne menyre qe mos te kete nejsi speciale. Ndërtesat ne bërnjak dhe Jarinje janë aty sepse njesia speciale janë aty. Para disa ore sot e kam ftuar per sot nje mbledhje te këshillit te sigurisë”, u shpreh Kurti.

Ministri i Brendshëm, Sveçla i cilësoi terroristë autorët e sulmeve dhe akuzoi Serbinë se po kërkon destabilitet.

Xhelal Svecla: Në një akt kriminal është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok edhe dy bomba dore janë hedhur në Zveçan. Dy rrugët janë te bllokuara per vetura e makineri tjera dhe ne to janë duke marre pjese nje numër i vogël i qytetareve tanë qe pranojne ne pjesën veriore te Kosovës. Ne kemi dëshmi te presioneve te ndryshme nga strukturat paralele ilegale dhe nga institucione te ndryshme nga Serbia qe tu bëjnë presion qytetareve tanë serb qe tu bashkohen protestave për dëshmitë janë se këto iniciativa janë duke ju dështuar. Pas vendimit legjitim te Qeverise se Kosoves, ata janë duke hapur lajme te rrejshme sa i perket sigurisë se përgjithshme ne veri. Ministria u ben me dije se eshte garant i verpimeve sovrane dhe pavarësisht tendencave per manipulim dhe shtrembërimit te vërtetës, ato nuk do te ndikojnë ne asnjë menyre ne zbatimin e vendimeve qe janë ne dobi te te gjithë qytetareve te republikës se Kosovës. Ftojme te gjithë qytetaret pa dallim te mos bijne pre e provokimeve, institucionet tona policia e Kosoves do te vazhdojnë te kujdesen per sigurinë publike, përkundër bllokadave ne këto dy rruge ne kemi qarkullim edhe ne këto dy pika, ne Jarinje janë hy mbi 200 persona qe ne menyre lelgale kane shfrytezi pikat, dhe 269 persona qe kane hyre apo kane dale nga Republika e Kosoves. Do te vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe me te gjitha kapacitetet tona do te garantojmë rend dhe ligj.

Top Channel