Rekord i ri/ Rusia raporton numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

25/09/2021 01:21

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë regjistruar 828 vdekje nga Covid-19 Ky është një numër rekord i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Mësohet se 4 ditët e fundit, ka pasur rritje të vdekjeve si pasojë e infeksionit të koronavirusit. Nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, theksojnë se numri i të infektuarve është rritur me 21.379 në 24 orët e fundit, në gjithsej 7.376.374.

Që nga fillimi i pandemisë, 202.273 njerëz kanë vdekur nga Covid-19. Në kryeqytetin Moskë, numri i rasteve u rrit me 2.893 në 24 orët e fundit, në gjithsej 1.614.504. Si rezultat i infeksionit të koronavirusit, 56 persona humbën jetën, gjithsej 28.607 që nga fillimi i pandemisë.

Në Moskë, ku masat kundër Covid-19 janë zbutur, distanca sociale dhe mbajtja e maskave janë ende të detyrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA