Mbërrijnë në Rinas 259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif
25/09/2021 18:29
259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.
“Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.
Kujtojmë se fillimisht ‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan afganët, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere.
Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama
Top Channel