Kërcënoi me thikë dhe dhunoi fizikisht nipin, arrestohet 59-vjeçari në Vlorë

25/09/2021 10:14

Një 59-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi kërcënoi nipin e tij.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë 59-vjeçari me iniciale G. B., pasi dhunoi fizikisht dhe kërcënoi me mjet prerës nipin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel