Buldozerët e vendosur në rrugë nga protestuesit në Jarinje dhe Bernjak kishin për qëllim rrënimin e pikave kufitare.

Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ky skenar i Serbisë do të realizohej nëse aty nuk do të ishin Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës.

Për këtë, kryeministri ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok e Zvecan, Kurti i konsideron vepra kriminale me elemente terroriste, të nxituara nga Beogradi.

Për këtë, kryeministri ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Ai deklaroi se është momenti që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë që Serbia nuk do fqinjësi të mire, e dialog për marrëdhënie normale e demokratike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tha se ka dëshmi të presioneve nga strukturat paralele dhe institucionet serbe mbi popullatën civile serbe në Kosovë për t’u bërë pjesë e protestave.

Për vetëm pesë ditë, rreth 10 mijë qytetarë serb kanë pranuar tabelat e përkohshme, duke argumentuar se vendimi për ta është i pranueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA