Një 41-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Beratit pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Mësohet se shtetasi me inicialet T.,M e ushtronte aktivitetin online nëpërmjet celularit.
Ndërkaq, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Kuçovë. Mësohet se Endrion Dajko, 33 vjeç, DVP Berat është dënuar me 6 muaj burg për vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi i plotë i plicisë:
Berat/Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve është goditur 1 rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Procedohet penalisht 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.
Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar 1 rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin T.M., 41 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Kuçovë/Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Endrion Dajko., 33 vjeç, banues në Kuçovë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel