I doli zjarri jashtë kontrollit dhe dogji një sipërfaqe toke me pemë dhe ullinj, procedohet penalisht një person

25/09/2021 10:46

Një person është proceduar penalisht në Cërrik, pasi dyshohet se ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasit Y.L.

Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë shtetasen L.P., banuese në fshatin Shalës, Cërrik.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA