Tre persona janë proceduar penalisht nga policia, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasit L.B., B.H., J.Xh, kanë hequr barrierat e rrugës të vendosur nga ARRSH, duke i dëmtuar ato.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato”, njofton policia.
Ndërkaq, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Top Channel