Kur na ndajnë 48 orë nga fituesi i procesit zgjedhor në Gjermani, “The Economist” mban një qëndrim në favor të Social Demokratëve dhe kritikon Kancelaren në largim Angela Merkel dhe Demokristianët për “kaosin” që lënë pas.
Sikurse shihet në foto, kopertina e revistës është me ngjyrat e Gjermanisë ndërsa shqiponja dikur e fuqishme gjermane tregohet si e pafuqishme, e shtrirë në tokë ‘midis jetës dhe vdekjes’.
Kujtojmë se një sondazh i ri i kryer nga Instituti Allensbach në emër të Frankfurter Allgemeine Zeitung u publikua sot.
Në këtë sondazh, duket se deri në momentin e fundit përballja do të jetë e fortë dhe mbetet për t’u parë nëse Social Demokratët apo Demokristianët do të dalin si parti e parë.
Në sondazhin e FAZ, SPD humbet një pikë dhe është 26% fituese, ndërsa CDU/ CSU fiton 0.5 dhe arrin 25%. Të Gjelbrit gjithashtu fituan gjysmë pikë në 16%, e ndjekur nga Partia Liberale (FDP) me 10.5% (+0.5), Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 10% (-1) dhe e Majta me 5% (-1)./ The Economist
Top Channel