Rifillon Superliga/ Ndeshja e parë nesër mes Teutës dhe Dinamos

24/09/2021 15:34

Pas mesjavës së Kupës, futbolli shqiptar rikthehet në këtë fundjavë menjëherë me Abissnet Superligën në javën e tretë të saj.

Ditën e shtunë do të luhen dy ndeshje ku përballja më e fortë në letër mbetet ajo e kampionëve në fuqi të Teutës me Dinamon. Edhe pse shpesh konsiderohet një kampionat pa shumë diferenca mes skuadrave sigurisht që një përballje e tillë ka një vlerë për skuadrën fituese më tepër se 3 pikët sportive.

Ndërkohë që humbja në mesjavë me Erzenin me sa duket nuk ka lënë asnjë shenjë tek skuadra kryeqytetase, por që gjithsesi, trajneri Bledi Shkëmbi thekson se këtë gjë duhet ta tregojnë në fushë.

Ndërkohë paralelisht me këtë përballje që do të luhet në “Elbasan Arena” është edhe ajo e Kamzës ku Kastrioti do të presë Tiranën. Mungesa e fitores me Egnatian e ka bërë trajnerin Shehi të theksojë edhe një herë faktin që kundërshtari nuk duhet gjykuar në letër.

Ndërkohë ditën e diel do të luhet ndeshja mes Partizani dhe Vllaznisë, për t’i lënë radhën dy sfidave të tjera ditën e hënë Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA